Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Kim Min-jae reagon ndaj zërave për një transferim të mundshëm të tij te Manchester United

Gazeta10
26 March 2023 - 19:25

Kim Min-jae është njëra nga dëshirat e Manchester Unitedit në merkaton verore për të përforcuar repartin defanziv.

Min-jae ka pasur paraqitje mjaft të mira këtë edicion me Napolin dhe ka zgjuar interesimin e shumë skuadrave të mëdha evropiane për të, përfshirë këtu edhe Manchester Unitedin që shihet si favorit për të siguruar shërbimet e tij.

26-vjeçari në një intervistë të dhënë së fundmi ka deklaruar se nuk di asgjë për interesimin e Unitedit dhe se është i fokusuar vetëm të Napoli.

“Siç e dini, këto lajme nuk janë gjithmonë të vërteta. Unë jam i fokusuar vetëm të skuadra ime. Jemi ende në garë për dy trofe. Kemi shumë ndeshje të rëndësishme në vazhdim dhe fokusi im është vetëm aty”, deklaroi mbrojtësi korean.

Min-jae erdhi te Napoli vitin e kaluar nga Fenerbahçe për shumën e 18 milionë eurove.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.