
Një tornado e fuqishme ka prekur qytetet dhe fshatrat në Kinën lindore, duke vrarë 10 persona dhe duke plagosur rëndë shumë persona të tjerë
Më shumë se 5500 njerëz u prekën dhe 137 shtëpi u shembën sipas statistikave fillestare, ndërsa më shumë se 400 njerëz u detyruan të largoheshin përkohësisht nga shtëpitë e tyre.
Këtë verë, Kina ka regjistruar reshje të mëdha dhe javë me temperatura ekstremisht të larta, shkencëtarët thonë se këto ngjarje ekstreme të motit po intensifikohen nga ndryshimet klimatike.