Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kina në telashe të mëdha pas vërshimeve, rrugët kaplohen nga gjarpërinjtë helmues

Gazeta10
10 July 2026 - 16:37

Qindra gjarpërinj, mes tyre edhe kobra helmuese, janë arratisur nga fermat e mbarështimit në jug të Kinës pas përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut.

Mediat ndërkombëtare, raportuan se një fermë në Hengzhou, në rajonin Guangxi Zhuang, u dëmtua nga ujërat pas tajfunit Maysak, duke bërë që shumë gjarpërinj të dalin jashtë dhe të përhapen në zonat përreth.

Banorët janë paralajmëruar për rrezikun, ndërsa disa persona janë kafshuar.

Një banor tha se ishte sulmuar nga një kobër teksa po pastronte mbeturinat pranë shtëpisë së tij.

Një spital lokal konfirmoi se një person ka humbur jetën nga kafshimi i gjarprit, ndërsa mjekët kanë trajtuar disa raste të tjera.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.