
Peshkopët katolikë në Itali zbuluan të enjten se mbi 600 raste të abuzimit seksual nga priftërinjtë në vend ishin në dosjet e Vatikanit që nga viti 2000, transmeton Gazeta10.
Konferenca e peshkopëve italianë, e njohur si Conferenza Episcopale Italiana ose CEI, prezantoi raportin të titulluar “Mbrojtja, parandalimi, edukimi”, në një konferencë të mbushur plot në Pallatin e Rilindjes Pio të Romës.
Në mesin e të pranishmëve ishte Sekretari i Përgjithshëm i CEI, Imzot Giuseppe Baturi, ndërsa kryetari i konferencës mungonte.
Dokumenti i identifikoi 89 viktima dhe rreth 68 persona të akuzuar. Nga viktimat e raportuara, 61 janë identifikuar si të mitur.
Autorët e dyshuar nuk ishin vetëm priftërinj dhe anëtarë të klerit, por edhe njerëz laikë të lidhur me Kishën, duke përfshirë mësues, katekistë dhe besimtarë, shkruan Euronews./Gazeta10.