
Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel, kësaj radhe duke trajtuar temën rreth trajnerëve kosovarë dhe Superligës së Kosovës.
Të ftuar në studio janë, Liridon Leci, gjersa atij i bashkohet edhe Tahir Batatina, Debatik Curri, Jeton Gashi, Kujtim Zebica dhe Tahir Lushtaku. Në lidhje direkte janë të ftuar edhe Klodian Duro dhe Bledi Shkëmbi.
Gjatë diskutimin për dukurinë e shkarkimeve të trajnerëve në futbollin kosovar, Debatik Curri tha se në kohën e tij kishte përkrahjen e kryesisë te Prishtina.
“Sa isha pjesë e Prishtinës kisha mbështetjen e kryesisë, por disa trajnerë nuk po e kanë këtë lloj mbështetje, andaj po ndodhin këto shkarkimet e panevojshme pas një gabimi të vogël. Trajnerëve duhet t’i besohet më shumë, me projekte afatgjate.” – tha ai.
Tutje, Curri pati një koment edhe për trajnerët që po vijnë nga jashtë vendit.
“Unë personalisht mendoj se disa trajnerë kosovar janë shumë më të mirë se disa që po vinë nga vendet e jashtme” – përfundoi ai.