Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

“Kishim traumë sportive pas finales së Kupës”, Prekazi: Jemi këndellur dhe punuam fort

Gazeta10
16 July 2023 - 23:09

Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel me të ftuar në studio: opinionistë të përhershëm: Faruk Statovcin dhe Bekim Isufin, gjersa të tjerë në studio janë edhe Sunaj Keqi, Lorik Jashanica, Arbër Prekazi dhe Kron Sadiku.

Gjatë diskutimit për ekipet kosovare që zhvilluan ndeshjet e tyre në garat evropiane foli edhe Arbër Prekazi, futbollist i SC Gjilanit.

“Kishim pësuar traumë sportive pas finales së Kupës së Kosovës, për të cilën kishim pritshmëri të mëdha, mirëpo tash jemi këndellur dhe kemi punuar fortë të rikthehemi në formën e mirë.”, tha ai.

Tutje, Prekazi foli edhe për gjendjen në klub.

“Gjendja në klub është shumë e mirë,  në 6 muajt e fundit gjithçka ka qenë në rregull dhe me paga ka qenë në rregull”, tha ai.

Në vazhdim, Prekazi kishte edhe një mesazh për përkrahësit e tyre.

“Dashtë Zoti që këtë të enjte të shpërblejmë qytetin e Gjilanit, klubin e SC Gjilanit, familjet tona si dhe “Skifterat”, të cilët ënë përkrahin gjithmonë”, përfundoi ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.