Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Kishte interesim nga Serie A dhe Ligue 1, por Cagliari dhe Lens e konsideruan të lartë çmimin e Mirlind Dakut

Gazeta10
06 Shkurt 2025 - 9:49

Mirlind Daku, sulmuesi shqiptar ka tërhequr vëmendjen me paraqitjet e tij te Rubin Kazani, por që nuk ka ndryshuar mjedisë edhe përkundër interesimit.

Kjo pasi klubi rus i ka vënë një çmim të lartë kartonit të tij.

Mediat ruse raportojnë se çmimi i vendosur nga Rubin Kazani është të paktën 10 milionë euro, një shifër që klubet evropiane e shohin si të lartë.

Interesimi për Dakun ka qenë i madh, me klube si Cagliari dhe Lens që po monitorojnë situatën e tij me kujdes.

Megjithatë, ky çmim i konsideruar i lartë ka bërë që transferimi i tij të mos realizohet në afatin e dimrit.

Për ekipet evropiane, edhe pse Daku ka treguar potencial të madh, investimi në këtë fazë duket i rrezikshëm.

Kjo ka bërë që të gjitha palët të presin deri në afatin kalimtar të verës për të shqyrtuar mundësitë e mundshme për një transferim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.