Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kjo është autostrada më e frikshme në botë (VIDEO)

Gazeta10
13 December 2022 - 12:00

E quajnë “rruga mbi re” dhe sigurisht është ndërtimi më mbresëlënës në botë.

Rritja e ekonomisë së Kinës dhe e sektorit të prodhimit të vendit ka prodhuar disa vepra mbresëlënëse.

Një prej tyre është autostrada Tianlongshan, ose siç e quajnë kinezët “autostrada mbi re.”

Është një mrekulli inxhinierike e vendosur në distriktin Jinyuan, në qytetin e Taiyuan, në Kinën e Veriut.

Kjo autostradë është 30 kilometra e gjatë dhe ka katër ura të mëdha dhe një tunel.

Ndërtimi i rrugës ka filluar në mars të vitit 2018 dhe është hapur për qarkullim në maj 2019.

Pjesa më mbresëlënëse e rrugës është një urë rrethore me tre kate dhe një lartësi prej 350 metrash./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.