Avokatja e arrestuar për veprën penale “Keqpëdorim i besimit”, është Emine Bajrami-Statovci, raporton Gazeta10.
Këtë e ka konfirmuar për Gazeta10, kryeprokurori i Ferizajt, Shukri Jashari, i cili tha se masa e paraburgimit ende nuk është kërkuar.
“Jo paraburgim s’është kërku, po është arrestu dje në ora dhjetë domethënë është ndalu për veprën penale “keqpërdorim i besimit, është Emine Bajrami Statovci”, tha ai.
Sipas Policisë, Bajrami-Statovci dyshohet se në cilësinë e përfaqësueses ligjore, keqpërdori rreth 16 mijë euro në një lëndë të një aksidenti të ndodhur më 2012./Gazeta10
