Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Kjo është diplomaci”, reagimi i Edi Ramës ndaj Serbisë i pëlqen deputetes britanike

Gazeta10
11 August 2026 - 11:55

Deputetja britanike, Alica Kearns, e ka shpërndarë një postim të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në X, i cili reagoi pas deklaratave të presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i cili tha se po e shqyrtojnë devijimin e rrjedhës së lumit Ibër.

Në një postim të gjatë në X, Rama theksoi se Shqipëria nuk ka asnjë pretendim territorial ndaj Serbisë dhe se mbështetja e Tiranës për Kosovën nuk ka nevojë për narrativën e një “Shqipërie të Madhe”.

Sipas kryeministrit shqiptar, Kosova është një shtet më vete dhe shqiptarët e Kosovës janë qytetarë të Republikës së Kosovës, me institucionet dhe të drejtën e tyre për të përcaktuar të ardhmen.

”Kjo është diplomaci”, shkroi Kearns në X, duke shpërndarë reagimin e Ramës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.