Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kjo është gruaja që vendosi bombën në Stamboll, publikohet momenti i arrestimit (VIDEO)

Gazeta10
14 November 2022 - 9:45

Gjatë ditës se djeshme në Stamboll ndodhi një sulm me bombë, si pasojë e të cilit 6 persona humbën jetën dhe 81 të tjerë mbetën të lënduar, raporton Gazeta10.

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu, tha se policia ka arrestuar 22 persona të dyshuar për sulmin e së dielës në Stamboll.

Në mesin e të arrestuarve, Soylu tha se është edhe personi që ka vendosur bombën.

Ai nuk dha më shumë detaje për ta, por akuzoi Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit – një grup militant – për sulmin.

Soylu deklaroi se personi që hodhi bombën në rrugën Beyoğlu Istiklal u ndalua nga Departamenti i Policisë së Stambollit.

Ai është shprehur se që nga momenti i shpërthimit, Policia e Stambollit dhe të gjitha njësitë janë duke punuar për vendin e origjinës, vendin ku është marrë urdhri dhe ata që kanë kryer aksionin.

Në këtë drejtim, mediat e huaja kanë shpërndarë edhe pamje të cilat thuhet se tregojnë momentin e arrestimit nga Departamenti i Policisë së Stambollit të personit që dyshohet se la bombën./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
06 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.