Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kjo ishte përgjigja e Kurtit kur u pyet se ‘a ishte i vështirë vendimi për Manastirin e Deçanit’

Gazeta10
21 March 2024 - 22:02

Kryeministri Albin Kurti e përshkroi si “shumë të vështirë” vendimin për Manastirin e Deçanit, por këtë tha se e bëri kur peshoi të gjitha gjërat dhe konstatoi se është më mirë që të vazhdohet tutje.

Është vështirë të marrësh vendim mbi diçka që nuk pajtohesh, u pyet Kurti sa i përket vendimit për Manastirin e Deçanit.

Kryeministri Kurti tha në RTK, “Po qysh nuk është vështirë, është shumë vështirë”.

“Situata nuk ka qenë e lehtë por kam vlerësuar që kur prej tri kushteve për anëtarësim në KiE na kanë hequr dy, na kanë lënë vetëm një, kosotoja e bllokimit te vetëm ky kusht është më e madhe se kostoja e zbatimit të këtoj vendimi me të cilin nuk pajtohem. Në kontekstin aktual besoj që është jetike që Kosova të anëtarësohet në KiE, të jemi të barabartë me Spanjën, Greqinë, Sllovaniknë, Qipron etj”, tha Kurti në RTK.

“Kur i kam pëshuar gjërat kam thënë që është më mirë të vazhdojmë tutje”, u shpreh ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.