Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kryeministri Kurti takohet me kryeshefin ekzekutiv të Partneritetit për Qeverinë e Hapur

Gazeta10
06 September 2023 - 14:48

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se ka takuar  kryeshefin ekzekutiv të Partneritetit për Qeveri të Hapur (OGP), Sanjay Pradhan.

Kurti ka treguar se me Pradhan kanë folur për “anëtarësimin, përfitimet e qytetarëve nga ky anëtarësim, përgjegjësitë dhe rolin e Kosovës si anëtare e re.”

“Takimin e radhës në Tallinn të Estonisë, e zhvillova me Kryeshefin ekzekutiv të Partneritetit për Qeveri të Hapur (OGP), Sanjay Pradhan. Bashkë folëm për anëtarësimin tonë në muajin gusht, përfitimet e qytetarëve nga ky anëtarësim, përgjegjësitë dhe rolin e Kosovës si anëtare e re”, ka shkruar ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.