Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Klinaku i prerë: Ligji nuk e njeh familjen me “dy nana dhe dy baba”

Gazeta10
14 November 2024 - 8:33

Antari i Demokracisë konservatore, Abdulla Klinaku i ftuar në emisionin e mëngjesit “Dita e re” ka komentuar publikimin e korrikulës për lëndën ‘edukimi seksual’ tek niveli i ulët arsimor.

Ai ka thënë se kjo korrikulë nuk ju përshtatet moshave sidomos të nivelit të ulët arsimor.

Klinaku shton se ligji në Kosovë nuk e njeh familjen me dy nëna dhe dy baba, raporton Gazeta10.

“Ne kemi familje me dy baba dhe me dy nana, dhe si shembull një jurist në shkolla te mesme ose në fakultet e pyet fëmiun se si është familja edhe ai thotë se ne e kemi mësuar se është prej dy nënave dhe dy babave, atëherë ai e ka të drejtën me të ngelë krejt se ligji nuk e njeh familjen me dy nana dhe dy baba”, tha ai në Kanal10./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.