
Në emisionin “Politiko” , Faton Klinaku i OVL së UÇK-së ka komentuar punën e Gjykatës Speciale duke folur edhe rreth dënimit të Salih Mustafës me 26 vite burg, raporton Gazeta10.
Klinaku ka thënë se Gjykata Speciale nuk është krijuar për të vendosur drejtësi pasi si e tillë ajo është krijuar krejtësisht duke i shantazhuar deputetët dhe se gjykatësit e saj janë të njëjtit që janë përfshirë në shumë manipulime.
“Këtu janë manipuluar dhe janë shantazhuar njerëz që të japin dëshmi të ndryshme, këto i kemi parë ne edhe në drejtësitë e kaluari si UNMIK-u dhe EULEX-i ku kanë zhdukur e përpunuar edhe prova, dhe të njëjtit gjykatës të Gjykatës Speciale janë si në UNMIK dhe EULEX. Gjykata Speciale e Kosovës nuk është krijuar për të bërë drejtësi, themelimi i saj është bërë në presione të ndryshme, sepse ju e dini që në herën e parë ka dështuar krijimi i saj sepse ka pasur vetëm 75 vota e është dashur t’i ketë 80. Përderisa Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar pse me presione dhe shantazhe të ndryshme është rikthyer ai vendim dhe pastaj është miratuar me 2/3 e votave me presione e shantazhe të ndryshme që ju kanë bërë deputetëve.”, ka deklaruar Klinaku.
Tutje, Klinaku ka thënë se nga kjo gjykatë edhe e kishte pritur një dënim të tillë për Sali Mustafën./Gazeta10