Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Klinë: Gjeti një kuletë të humbur me 42 euro dhe e dorëzoi në Polici,i kthehet pronarit

Gazeta10
29 May 2025 - 9:11

Me datë 27.05.2025, në Stacionin Policor Klinё, qytetari Pal Berisha nga fshati Dugojevё-Klinё, kishte sjellë një kuletë të cilën e kishte gjetur, në kuletё kishte të holla në shumë prej dyzet e dy (42) euro dhe dokumente personale.

Policia ka identifikuar dhe ka kontaktuar personin të cilit i kishte humbur kuleta, e njëjta është ftuar në Stacionin Policor Klinё, dhe nga zyrtarët Policor ju ka kthyer kuleta sё bashku me të holla dhe dokumentet personale.

Policia e Kosovës, ka falënderuar qytetarin për veprimin dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.