Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

​Klopp: Nuk i frikësohem shkarkimit

Gazeta10
03 April 2023 - 15:26

Trajneri i Liverpoolit Jurgen Klopp ka folur për mundësinë që drejtuesit e klubit ta shkarkojnë ata pas rezultateve jo të mira në Premier Ligë.

“The Reds” së fundi u mposhtën nga Manchester City me rezultat 4-1, humbje kjo e dyta radhazi pas asaj nga Bournemouthi.

“Nuk kam frikë nga shkarkimi, jo. Nuk ka nevojë të kem frikë. Unë jam plotësisht i fokusuar në punën time, por ne duhet ta zgjidhim këtë situatë. Ne nuk mund të vazhdojmë të luajmë siç bëjmë herë pas here. Duhet të gjejmë një rrugëdalje”, ka thënë trajneri gjerman.

Pas 27 xhirove, Liverpooli ka mbledhur 42 pikë dhe pozicionohet në vendin e tetë në tabelë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.