Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Klubet kosovare mbajnë seminar me UEFA-n për licencim në garat evropiane

Gazeta10
06 Shkurt 2025 - 12:12

Në ambientet e stadiumit “Fadil Vokrri”, është mbajtur seminari për licencimin e klubeve për garat e UEFA-s për edicionin garues 2025/26, ku morën pjesë zyrtarët e klubeve të Albi Mall Superligës dhe Superligës së vajzave.

Përgjegjësit nga UEFA, Daniele Bernardi dhe Andre Glue, në këtë seminar njoftuan klubet për ndryshimet që ka pësuar Rregullorja e UEFA-s për licencimin në garat evropiane, kriteret që duhet të plotësohen dhe fazat deri në finalizimin e këtij procesi.

Procesi i licencimit të klubeve do të përmbyllet në muajin maj dhe ky është një hap shumë i rëndësishëm për të gjitha klubet kosovare.

Daniele Bernard nga UEFA vlerësoi lartë zhvillimin e klubeve në aspektin e licencimit, duke theksuar se ky seminar është domosdoshmëri për klubet kosovare që të përditësohen me ndryshimet e rregullores për edicionin 2025/26.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.