
Koalicioni për Familje është dënuar përsëri me 5 mijë euro nga PZAP-ja për qëndrimet e shprehura në fushatë.
Këtë e ka konfirmuar kandidati për deputet i këtij koalicioni, Asdren Bytyqi.
Gjobën me 5 mijë euro ai e ka cilësuar si kufizim të lirisë së shprehjes gjatë fushatës zgjedhore.
“Koalicioni për Familje dënohet prapë me 5000 euro nga PZAP, duke kufizuar lirinë e shprehjes në këtë garë politike”, ka njoftuar ai.
“Fjalët “i themi jo martesës burrë me burrë e gru me gru” , “kemi të bëjmë me ideologji” dhe “na detyrojnë të heshtim përballë degjenerimit” kushtuan 5000 euro. Fjala “marre dhe turp” na kushtuan 4500 euro”, ka thënë ai.
“A e kuptoni pse është kaq e domosdoshme mbështetja e Koalicionit për Familje?! Nëse doni që Kosova të mos bëhet si Amsterdami, plot ngjyra lara-lara, garancia e vetme jemi ne”, ka theksuar Bytyqi