
Mesfushori i talentuar anglez, Kobbie Mainoo është i hapur për një largim nga Manchester United këtë verë.
Mainoo nuk është i kënaqur me situatën e tij në klub dhe është në kërkim të një aventurë të re.
20-vjeçari ka kontratë me “Djajtë e Kuq” deri në qershor të vitit 2027 dhe vlera e tij në treg është rreth 50 milionë euro.
Anglezi ka qenë pjesë e grupmoshave të reja të Unitedit, ndërsa u promovua në ekipin e parë gjatë vitit 2023.
Chelsea tash e një kohë është duke e monitoruar situatën e mesfushorit dhe nuk përjashtohet mundësia për një ofertë zyrtare.