Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Koci: “Propozimi për Feride Rushitin u imponua në formë diktati”

Gazeta10
30 Prill 2026 - 19:36

Politologu Milazim Koci ka kritikuar mënyrën se si është propozuar Feride Rushiti për një post institucional, duke e cilësuar procesin si të imponuar dhe jo rezultat të një marrëveshjeje politike.

Në një paraqitje në emisionin Gazeta, ai deklaroi:
“E imponoi në formë diktati praktikisht, nuk ishte produkt i një marrëveshjeje politike në një tavolinë me liderët e opozitës.”

Koci tha se edhe pse Rushiti mund të konsiderohet si kandidate e pavarur, mënyra e përzgjedhjes së saj nuk ka qenë përfshirëse dhe ka munguar konsultimi me partitë opozitare.

Ai theksoi se rruga e duhur do të kishte qenë që kryeministri Albin Kurti të zhvillonte takime me liderët e opozitës për të diskutuar emra të mundshëm dhe për të arritur një konsensus të përbashkët.

Sipas Kocit, mungesa e vullnetit politik, si nga pushteti ashtu edhe nga opozita, ka qenë pengesë kryesore për zgjidhjen e situatës. Ai shtoi se që nga fillimi ka qenë e qartë se kandidaturat partiake nuk do të kalonin, duke pasur parasysh balancat aktuale në Kuvend.

Në fund, ai e cilësoi këtë proces si një test për funksionimin e sistemit kushtetues, duke theksuar se mekanizmat ekzistues synojnë të detyrojnë palët politike të bëjnë kompromis dhe të ndajnë përgjegjësitë në mënyrë më gjithëpërfshirëse.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.