
Dy persona janë arrestuar gjatë së hënës në Fushë Kosovë.
Gjatë kontrollit në automjetin me të cilin lëvizin ata, u gjet një qese me peshë 26 gramë kokainë.
Policia po ashtu gjeti dhe konfiskoi dy telefona, para kesh dhe vetura.
Po ashtu janë kontrolluar dy shtëpitë e tyre mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshuar.
Lidhur me rastin të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, njofton policia.
Rasti po hetohet si “Blerje, posedim, shitje e paautorizuar e narkotikëve”.