
Kolegji Universum po bëhet “powered by Arizona State University”, universiteti më i madh publik dhe me inovativ për tetë vite radhazi në SHBA (para MIT, Stanford dhe Harvard) dhe po transformohet në UNI – Universum International College.
Kolegji Universum pritet që me fuqinë akademike dhe menaxheriale ASU-së, të rrisë numrin e studentave nga 4,300 studente UNI do të rritet në 19,000 studente, me kampuse edhe në Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut, duke e transformuar kë shtu arsimin në trevat shqiptare.
Ky organizim po mbahet në Klan Arena, ndërsa pjesë e këtij organizimi pritet të jenë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, si dhe përfaqësues të universitetit shtetëror të Arizonës dhe përfaqësues të kolegjit Universum./Gazeta10

