
Deputetja e VV-së, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, ka reaguar ndaj deklaratës së Lumir Abdixhikut se Kurti do të ishte ideal për postin e Ministrit të Brendshëm në qeverinë që do ta kryesonte ai.
Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kjo është mënyrë e tërthortë e Abdixhikut që të thotë se dëshiron të hyjë në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.
‘’Mirëpo, ka ikur ky tren. Lumiri është dashur t’i bashkohet Vjosës, por, për atë hap nuk guxoi’’, ka shkruar ai./Gazeta10