
Leart Paqarada do të largohet nga Koln gjatë këtij afati kalimtar, pasi klubi i ka komunikuar se nuk llogarit në të.
Paqarada që ishte pjesë kyçe e skuadrës në rikthimin e tyre në elitën e futbollit gjerman, duket se këtë edicion nuk bën pjesë në planet e trajnerit Lukas Këasniok.
Paqarada së bashku me dy lojtarë të tjera janë përjashtuar nga grupi dhe po stërviten individualisht derisa të gjejnë skuadrën e re.
Sipas mediave gjermane, deri më tani ende nuk ka ardhur asnjë ofertë në drejtim të Paqaradës, ku kanë mbetur vetëm edhe pak ditë deri në mbylljen e afatit kalimtar.
30-vjeçari erdhi te Koln në vitin 2023 si transfer i lirë, ndërsa ka kontratë me klubin deri në qershor të vitit të ardhshëm.
Mbrojtësi i krahut të majtë gjithë karrierën e ka kaluar në futbollin gjerman, derisa tani nuk përjashtohet mundësia për një hap të rëndësishëm në karrierë.
Paqarada është pjesë e kombëtares se Kosovës që nga viti 2016 dhe deri më tani ka zhvilluar 30 ndeshje me “Dardanët”.