
Janë përditësuar të dhënat lidhur me kolonat në pikat kufitare me Kosovën.
Aktualisht pritje më të gjatë ka tek Dheu i Bardhë, ku në këtë pikë kufitare kolona është deri në 100 metra dhe mërgimtarët po presin deri në 20 minuta.
Deri në 20-30 minuta ata po presin në Jarinje për të hyrë në Kosovë. Ndërsa në pikat tjera kufitare gjendja është pak më e qetë.
