Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Komandant Remi kthehet në PDK

Gazeta10
08 Maj 2026 - 17:55

Ish-Komandanti i UÇK-së në Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, do të jetë kandidat për deputet i PDK’së në zgjedhjet e 7 qershorit.

Lajmin e ka bërë të ditur Naim Fetahu nga PDK.

“Rrustem Mustafa, Komandanti i Zonës Operative të Llapit dhe bashkëluftëtari ynë, rreshtohet në listën e PDK-së për zgjedhjet e 7 qershorit. ​Besojmë fort në përvojën dhe përkushtimin tënd për ta çuar Kosovën përpara, ashtu siç bëre në ditët më të rëndësishme për lirinë tonë. ​Të priftë e mbara, Komandant!”, ka shkruar Fetahu.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.