Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

“Komandant Topi u dëshmua në luftë, do të dëshmohet edhe tash”-Deputetja e AAK-së viziton familjen e Haxhi Shalës

Gazeta10
20 December 2023 - 12:50

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, ka vizituar familjen e gjeneralit të UÇK-së, Haxhi Shala.

Bytyqi përmes një shkrimi në Facebook, ka theksuar se u takua veçanërisht me babain e tij.

”Komandant Topi, u dëshmua në luftë, do të dëshmohet edhe tash, pa dyshim”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë i saj:

Mëngjesin e sotëm e nisa në familjen e gjeneralit të UÇK-së, Haxhi Shala, ku pata kënaqësinë ta takoj babain e tij në këto ditë të vështira për ta.

Komandant Topi, u dëshmua në luftë, do të dëshmohet edhe tash, pa dyshim.

E padrejtë që gjithë ata që dhanë shumë për lirinë e vendit tonë sot përballen me gjykime.

E vërteta duhet të triumfojë!

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.