
Komandanti i KFOR-it në Kosovë, Angelo Michele Ristuccia, si dhe shefi i misionit të EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark, kanë vizituar së bashku sot veriun e Mitrovicës, raporton Gazeta10.
Këtë e ka bërë të ditur shefi i EULEX-it, Wigermark, i cili ka thënë se kanë pirë një kafe të këndshme në veriun e Mitrovicës.
Më tej, ai ka thënë se dy institucionet janë të sinkronizuar për t’i dhënë përgjigje situatës së sigurisë në Kosovë.
Këtu keni postimin e plotë:
“Sot në mëngjes shkuam në shëtitje përgjatë lumit Ibër në Mitovë së bashku me Komandanti i MG Angelo Michele Ristuccia dhe më pas pimë një kafe të këndshme në Mitovicën e Veriut. @EULEXKosovo dhe #KFOR janë të sinkronizuar në rolet tona përkatëse të përgjigjes së sigurisë në Kosovë”, ka shkruar Wigemarg në llogarinë e tij në Twitter.
Kujtojmë se situata në veriun e vendit është tensionuar së fundmi pasi Lista Serbe dhe serbët e veriut janë tërhequr nga institucionet e Kosovës pas mospajtimit të tyre me vendimin e Qeverisë së Kosovës për konvertimin e targave si dhe pas shkarkimit të komandantit të policisë rajonale në veri, Nenad Gjurqi. / Gazeta10