Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

“Komandanti Legjendar Adem Jashari është i dërguar i Zotit” – Milaim Zeka: Ai është i shenjtë

Gazeta10
13 September 2023 - 23:38

Gazetari Milaim Zeka në emisionin “Gallatë” me Arben Ahmetin ka krahasuar Komandantin Legjendar Adem Jasharin me Jezu Krishtin, sipas tij ai është i dërguari i Zotit.

Zeka tha që pas gjithë atyre sakrificave gjatë historisë Zoti na dergoi një njeri të shenjtë, Adem Jashari.

“Ata që i besojnë Jezu Krishtit le të dijnë që Jezu Krishti i dytë është Adem Jashari, ata që i besojnë Muhamedit, njerëz kanë qenë të dytë, edhe Adem Jashari është njeri i shenjtë”, tha  Zeka.

Sipas tij mos me qenë Prekazi nuk ishin qu i madh e i vogël në këmbë.

Zeka lavdëroi tutje ish presidentin Ibrahim Rugova duke thënë se zëri i tij i tha botës që ne jemi zëri pro evropian dhe pro perëndimor. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
21 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.