
Lojtarët e Kosovës kanë udhëtuar drejt Irlandës së Veriut. Të shtunën, do ta zhvillojnë ndeshjen e parafundit në kuadër të këtij edicioni në Ligën e Kombeve në Belfas.
Sot pasdite në orën 17.30 sipas kohës lokale në Belfast do ta mbajnë stërvitjen e fundit para ndeshjes.
Ndeshja nis nesër nga ora 18:00, kurse sfida e fundit e “Dardanëve” do të jetë të martën ndaj Qipros në shtëpi./Gazeta10
