Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

KOMF kërkon jetë dinjitoze për çdo fëmijë në Kosovë

Gazeta10
20 November 2022 - 9:57

“Rastet e abuzimeve seksuale të fëmijëve dëshmojnë dhimbshëm jo vetëm ngathtësinë dhe mefshtësinë e sistemit të mbrojtjes së fëmijës, por edhe mungesën e theksuar të seriozitetit të gjithë sistemit të drejtësisë, në trajtimin dhe ndëshkimin e kryerësve të abuzimit me fëmijët. Në anën tjetër, fëmijët me aftësi të kufizuara në Kosovë nuk i gëzojnë të drejtat e tyre për arsim, shëndetësi dhe mirëqenie sociale dhe përballen me sfida të shumta. Sfidë kryesore e fëmijëve me aftësi të kufizuar mbetet qasja dhe gjithëpërfshirja, në mënyrë që ata të arrijnë potencialin e tyre të plotë”, raporton Gazeta10.

“Për fëmijët e përfshirë në punë të rënda dhe fëmijët viktima të abuzimit me substanca narkotike, ka mungesë të theksuar të shërbimeve bazike dhe të nevojshme për shëndetin dhe mirëqenien e tyre. Investimet në sektorin e shëndetësisë në Kosovë, janë ndër më të ulëtat në rajon. Shpenzimet nga xhepi i qytetarëve janë të larta, kjo në mungesë edhe të fondit për sigurime shëndetësore”, thuhet në komunikatë.

Tutje, KOMF apelon që të investohet në fuqizimin e shërbimeve ekzistuese dhe themelimin e shërbimeve që mungojnë

“Në përgjithësi, shërbimet sociale vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë, përderisa kërkesa për këto shërbime po rritet në vazhdimësi. Ka mungesë të shërbimeve për fëmijët në nevojë, sidomos shërbimet e parandalimit dhe reintegrimit. Për të siguruar ofrimin e shërbimeve cilësore dhe të qëndrueshme për fëmijët, është i domosdoshëm financimi i qëndrueshëm i shërbimeve sociale.KOMF apelon që të investohet urgjentisht në fuqizimin e shërbimeve ekzistuese dhe themelimin e shërbimeve që mungojnë, për të garantuar që çdo fëmijë të gëzojë një jetë dinjitoze”, thuhet tutje në komunikatë./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.