Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

KOMF: Mos i shfrytëzoni fëmijët në fushatë zgjedhore

Gazeta10
16 January 2025 - 13:36

Koalicioni i Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) ka ngritur shqetësime për përfshirjen e fëmijëve në aktivitetet elektorale nga disa subjekte politike.

Sipas raportimeve nga terreni, disa parti po përdorin fëmijët për promovim gjatë fushatës zgjedhore, gjë që përbën shkelje të të drejtave të tyre.

KOMF apelon që partitë politike të ndalojnë menjëherë shfrytëzimin e fëmijëve, duke theksuar se kjo praktikë është e dëmshme dhe nuk është në interesin e tyre më të mirë.

Poashtu , KOMF u bën thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) dhe mediave të monitorojnë rastet e tilla dhe të raportojnë shkeljet, duke mbrojtur identitetin e fëmijëve.

“KOMF në të njëjtën kohë i bën thirrje edhe prindërve që të mos i politizojnë fëmijët, të mos i përfshijnë në asnjë formë në fushatë dhe të mos i marrin fëmijët me vete në aktivitetet të cilat organizohen nga partitë politike”, thuhet tutje në komunikaten për medie./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.