Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ka votuar në parim Projektligjin për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitëse.
Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, tha se ky projektligj lë për të dëshiruar dhe duhet të ndryshohet.
“Nuk e di kush e ka hartuar, por vërtëtë një profesionist shëndetësor mendoj që duhet të gjej diskprepanca mes realitet dhe asaj që është shkruar në këtë ligj. Ky ligj ka shumëçka që duhet të ndërrohet në të”, tha ai.
Dreshaj nuk ka marrë pjesë në votimin e këtij projektligji e as deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj i cili tha se ky projektligj ka mangësi.
“Ai i cili e ka vendos që me këtë ligj të shfuqizohet ligji anti-covid, ka qenë duke mbledhur materiale. Por është me mangësi të madhe. Krejt materia e brendshme nuk flet. Ligji është bërë pak për nguti”, ka shtuar ai./kp/