Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Komisioni për të Drejtat e Njeriut diskuton për buxhetin, nuk procedon asnjë amendament apo rekomandim

Gazeta10
14 November 2024 - 12:16

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, i drejtuar nga Duda Balje, shqyrtoi Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2025, në fushëveprimin e tij.

Komisioni diskutoi lidhur me buxhetin e paraparë për fushat që bien në përgjegjësinë mbikëqyrëse të tij, dhe vendosi të mos procedojë ndonjë amendament ose rekomandim.

Në këtë mbledhje komisioni shqyrtoi gjithashtu një peticion dhe çështje të tjera nga fushëveprimtaria e tij./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.