Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kompania “Pastrimi” njofton klientët për procedimin e borxheve te përmbaruesit

Gazeta10
17 December 2024 - 14:44

Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi” SH.A, ka njoftuar sërish klientët që do të bëjë procedimin e borxheve në procedurën përmbarimore tek Përmbaruesve Privat pas datës së sotme, për konsumatorët të cilët nuk kanë kryer pagesën e faturës së mbeturinave.

Procedimi i borxheve, sipas njoftimit do të bëhet për gjithë qytetarët, klientët e bizneseve dhe institucioneve përfshirë edhe institucionet publike të cilat kanë borxhe për faturat e mbeturinave ndaj kompanisë sonë.

“Afati kohor i përmbushjes së obligimeve të klientëve për pagesë të faturës së mbeturinave ka qenë nga dt. 10 Dhjetor 2024 deri me sot, dt. 17 Dhjetor 2024 ora 16:00”, theksohet në njoftim./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.