
Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, ka nuk po e përkrah propozimin e kryetarëve të komunave për kompenzimin e orëve, raporton Gazeta10.
Nagavci ka thënë që propozim që përmes shtimit të orëve brenda ditëve të punës të kompenzohen ato, është i pamundur në disa aspekte.
“Sa i përket propozimit tuaj që kompensimi i 22 ditëve të humbura të bëhet duke shtuar nga 5 orë Brenda javës për çdo nxënës, ju njoftojmë se praktikisht dhe teknikisht është e pamundur të realizohet një gjë e tillë, si nga aspekti pedagogjik, ashtu edhe ai logjistik. Në këtë mënyrë, do të zgjatej dita e punës në shkolla, gjë që do të shkaktonte çrregullime në shkollat që punojnë në dy ndërrime, si dhe do të shkaktohej një barrë shtesë psikologjike e emocionale për fëmijët”, ka thënë Nagavci në përgjigje.
Sipas Nagavcit mësimi duhet të vazhdojë të realizohet sipas kalendarit të MASHTI-it të cilin e kanë publikuar ditë më pare. / Gazeta10