Gazeta10

Kompletohet “Rruga e Re”, prezantohen edhe 50 zotimet tjera

Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK), ka publikuar pjesën e dytë të 50 zotimeve tjera të programit “Rruga e Re”.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, përmes një statusi në Facebook, ka bërë të ditur se do të shpalosin secilin projekt në detaje, për të treguar të djathtën e partisë, si vlerë përparimtare e zhvillimore.

Disa nga zotimet e pjesës së dytë të programit “Rruga e Re”, janë rritja ekonomike, sigurimet jetësore për policët, dixhitalizimi i gjykatave, kodimi si lëndë obligative, 5 stadiume rajonale e shumë projekte të tjera.

 “Me bashkudhëtarët e Lidhjes – dhe jo vetëm – do të shpalosim secilin projekt në detaje. Do të hapim debate të gjëra në gjithë vendin. Do ta shpalosim të djathtën tonë si vlerë përparimtare e zhvillimore. Si antidot i zymtësisë së tanishme; si shërues i polarizimit përçarës; si shpërthim i ngufatjes në të shkuarën”, ka shkruar Abdixhiku.

Kryetari Abdixhiku tutje ka theksuar se LDK flet për të ardhmen, sepse e shkuara s’kthehet më.

“Ne shohim një Kosovë më ndryshe. Ku urrejtja e brendshme zëvendësohet me unitet nacional. Ku akuzat, sharjet e ofendimet zëvendësohen me projekte të mëdha. Ku cinizmi zëvendësohet me ambicie e ëndrra që lehtësisht bëhen realitet. Duam të flasim për atdheun tonë si një vend që pasurohet siç dhe e meriton; me një shoqëri moderne e me një gjeneratë që e bën Kosovën të barabartë mes shteteve e kombeve evropiane”, ka shtuar kryetari Abdixhiku.

 “Rruga e Re” sipas Abdixhikut do të jetë një udhërrëfyes i gjallë me plotësime gjatë gjithë kohës.

NË FOKUS

384307148_759309882552137_8027141832280038016_n
“Çfarë të ju themi fëmijëve të Afrim Bunjakut sot?”– Haradinaj mesazh Qeverisë: Respektone uniformën
Spahiu 01
"Ligj i budallëm" – Spahiu: Çmenduri me u shkatërru krejt ky armatim, Ibishi i përgjigjet
382573520_654878606427125_4014125398153449515_n (1)
Përfundon me sukses aksioni i njësive speciale në pronat e Radojçiqit, çka konfiskoi policia? (FOTO)
IMG_4521
Këngëtari shqiptar pozon me Ivica Daçiqin në Aeroportin e Beogradit
LAJMI-I-FUNDIT (1)
Aksion i madh i Policisë në veri – Njësia Speciale futet në villën e Milan Radojiçiq
IMG_4463
Pamje nga sekuestrimi i automjeteve luksoze të Radojiçiqit (VIDEO)
1696157084_turqi
Publikohet momenti kur sulmuesi terrorist del nga vetura dhe shpërthen bombën në Turqi (VIDEO)
Ahmetaj
"Gjallë e kemi UÇK-në e Adem Jasharin - Xhafer Ahmetaj këndon live këngën që u bë virale gjatë sulmit në veri