
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka mbështetjen e plotë të serbëve nga Kosova për ta gjetur një zgjidhje me kompromis në dhjetë ditët e ardhshme, raporton Gazeta10.
Ai ka përsëritur edhe kërkesën drejtuar KFOR-it duke thënë që duhet ta sigurojë paqen për serbët në Kosovë.
“Të sigurojë paqen për serbët në Kosovë në përputhje me misionin e saj në OKB”.
Këto deklarata po vijnë pas takimeve të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Bruksel, në përpjkeje për të gjetur një zgjidhje për reciprocitetin e paralajmëruar nga Kosova në targa dhe dokumente kalimi. / Gazeta10.