Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Komuna e Pejës formon Shtabin Emergjent

Gazeta10
25 June 2023 - 18:16

Komuna e Pejës ka formuar shtabin emergjent, një ditë pasi në këtë qytet pati vërshime të mëdha.

Si pasojë humbën jetën edhe dy persona, një grua dhe djali i saj pesëvjeçar.

“Shtabi Emergjent është mobilizuar menjëherë pas vërejtjes së situatës, dhe ekipet tona punojnë pa pushim për të adresuar nevojat dhe sfidat që dalin nga ky fenomen natyror”, thuhet në njoftimin e komunës.

Ky shtab do të minitorojë situatën dhe do të koordinojë përgjigjen e nevojshme në ndihmë të qytetarëve.

Linjat emergjente janë të hapura për të gjithë qytetarët për të pritur informacione, raporte ose kërkesa për ndihmë nga qytetarët:

POLICIA: 192

ZJARRËFIKËSAT: 193

NDIHMA E SHPEJTË: 194

KOMUNA E PEJËS: 049 221 227 (Zëdhënësi, z. Faik Zekaj)

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.