
Një ftesë me një pikë të rendit të ditës u është dërguar kuvendarëve të Prishtinës.
“Seancë e jashtëzakonshme” është thirrja për ta, që pritet të mbahet me datë 24 shkurt duke nisur nga ora 10.00.
Ajo që ka befasuar për këtë urgjencë është tema e ftuar e seancës së jashtëzakonshme e që lidhet me Ukrainën.
“Në mbështetje të popullit ukrainas, në shenjë solidarizimi dhe thirrjeje për paqe” është pika e vetme e diskutimit, në ftesën e siguruar nga Gazeta 10.
Kjo ftesë me këtë temë ka nxitur edhe reagime në rrjetet sociale të qytetarëve të megjithëse nuk e kundërshtojnë kanë ironizuar duke thënë se “ka dhjetëra probleme të tjera Prishtina që meriton vëmendje dhe seanca të jashtakonzhme./Gazeta10
