
Komuna e Prishtinës ka publikuar një kontratë ku thuhet se janë ndarë 300 mijë euro për furnizim dhe montim të gjeneratorëve në institucionet arsimore si dhe nevoja të Komunës, raporton Gazeta10.
Në kontratë thuhet se komuna është duke planifikuar të furnizohet me 19 gjeneratorë, të blihen edhe 40 copë bateri akumulator, 100 ampera dhe 20 copë bateri akumulator 200 ampera.
Ndërkaq theksohet se do të kryhet edhe montimi i gjeneratorëve me të gjitha pajisjet shtesë, kurse operatori ekonomik duhet të ofrojë dëshmi se ka përfunduar me sukses kontrata të ngjashme me vlerë minimale prej 300,000,000 euro në tri vitet e fundit./Gazeta10.