Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Komuna e Suharekës formon komisionet për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga stuhia dhe shiu

Gazeta10
22 July 2026 - 10:21

Komuna e Suharekës, ka formuar komisionet për vlerësimin dhe evidentimin e dëmeve që janë shkaktuar nga stuhia dhe shiu në bujqësi, institucione publike, arsimore, biznese e hapësira publike.

Ata kanë thënë se këto komisione në kontakt me kryetarët e fshatrave, do të dalin në teren dhe do ta bëjnë vlerësimin e gjendjes dhe dëmeve të shkaktuara.

“Sipas njoftimit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, stuhi dhe të reshura mund të ketë edhe gjatë ditë së sotme, andaj veproni me qetësi dhe në harmoni me rregullat e publikuara nga institucionet përkatëse”, ka paralajmëruar kryetari i kësaj Komunë, Bali Muharremaj.

Në Suharekë, stuhia e djeshme ka dëmtuar shkollë fillore në Gjinoc, ka dëmtuar vetura të parkuara e shumë toka bujqësore. Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.