Gazeta10

Komuna e Vushtrrisë do të punojë edhe të shtunave për mërgimtarët, Idrizi: E kemi bërë traditë që të ju ofrojmë shërbime enkas diasporës

Komuna e Vushtrrisë, të shtunën, për të tretin vit radhazi ka bërë hapjen e sporteleve të veçanta që ofrojnë shërbime për bashkatdhetarët gjatë muajve të verës.

Bashkatdhetarët të cilët kanë nevojë që të pajisen me dokumente të ndryshme, tani mund pajisen me to edhe gjatë të shtunave nga ora 10:00 deri ne ora 14:00.

Kryetari i komunës, Ferit Idrizi, tha se si komunë kanë obligim të madh familjarë edhe kombëtar ndaj diasporës për kontributin që ata kanë dhënë për Kosovën.

Ai tha se ofrimi i shërbimeve enkas për diasporën ditëve të shtune është bërë traditë në këtë komunë.

“Ju dëshiroj mirëseardhje familjeve tona nga diaspora që sinqerisht nëse dikujt i kemi obligim shumë të madh familjarë edhe kombëtar janë diaspora që në vazhdimësi kanë kontribuar për familjet e tyre, për familjet tona, për qytetin e Vushtrrisë dhe për gjithë Kosovën. Si komunë e Vushtrrisë tani me e kemi bërë traditë që të ju ofrojmë shërbime enkas diasporës ditëve të shtune siç po e shihni edhe vete të gjitha sportelet janë të gatshme me ju ofruar shërbime”, ka thënë ai per EO.

Drejtoresh e Administratë së Përgjithshme, Hyrije Uka Hoxha, tha se gjatë të shtunave bashkatdhetarët do të mund të marrin të gjitha shërbimet që ofrohen në Zyrat e gjendjes civile dhe në Qendrën për shërbim me qytetar.

Ajo tha se risi këtë vit është që të gjitha dokumentet e gjendjes civile për përdorim të brendshëm janë pa pagës.

“Në bazë të vendimit të kryetarit të Komunës nga sot 6 korrik deri me 31 gusht 2024, do të jemi në shërbim të bashkatdhetarët edhe gjatë vikendit pra të shtunave duke filluar nga ora 10:00 deri ne ora 14:00. Në Zyrat e gjendjes civile dhe në Qendrën për shërbim me qytetar, bashkatdhetarët tanë mund të marrin të gjitha shërbimet që ofron Zyra e gjendjes civile, duke filluar nga certifikatat e lindjes, regjistrimet e lindjeve të ndodhura jashtë Kosovës, regjistrimet e vdekjeve dhe mund të bëjnë terminët për kurorëzime. Në Qendrën për shërbim me qytetar, mund ti bëjnë të gjitha kërkesat dhe ankesat që atyre ju interesojnë. Një risi për këtë vit është që vendimi i kryetarit të komunës të gjitha dokumentet e gjendjes civile për përdorim të brendshme janë pa pagës e gjithashtu edhe për bashkatdhetar”, ka thënë ajo.

Drejtoresha për Diaspor, Medina Bunjaku, tha se si drejtori kanë organizuar një sërë aktivitetesh të ndryshme për diasporën.

“Kemi organizuar aktivitet dhe jemi në fazën përmbyllëse të tyre që do të mbahen në pjesën e parë të korrikut dhe në pjesën e dytë gjatë muajit gusht. Vlen të theksohet që janë lëshuar edhe disa parkingje të shkolla dhe gjimnazeve të cilat do të jenë pa pagës për të gjithë bashkatdhetarët që vijën në pushim këtu. Jemi në fazën përgatitore të tri koncerteve, do të mbahen edhe aktivitete për fëmijë”, ka thënë ajo.

E qytetarja Nazmie Mema, e cila u pajis me dokumentin e vendbanimit, tha se puna gjatë të shtunave mërgimtarëve do ti ju lehtësoj që të marrin shërbime më shpejt.

“Po ky vendimi i komunës së Vushtrrisë është i qëlluar për shkak se e kanë kohën e limituar diaspora në vendlindje dhe i ndihmon shumë. Unë gjithashtu morra sot një certifikata për vendbanim këtu. Po sigurisht të shtunave nuk kanë punuar, kemi pritur, tollovi radhë të gjata, tash gjithçka më lehtë më mire, nuk kemi pritur as pak”, ka thënë ajo.

NË FOKUS

askk
Ky është numri i banorëve për secilën komunë të Kosovës
riu
Në lulen e rinisë/ I riu 24 vjeç u vra pas debatit për muzikën e lartë
vdess
Vdes aktori i njohur në moshën 46 vjeçare, dyshohet se shkaktar ishte nxehtësia
drita
Vdes aktorja e humorit Drita Duraku
faton
“Më është bërë zullum”- Faton Hajrizi shfaqet me një video, tregon arsyen e arratisjes nga burgu i Smrekonicës
faton
Faton Hajrizi lajmërohet sërish nga arratia, Sveçlës ia shan mbiemrin dhe i vë bast: Kurrë nuk mundesh me më kapë
ylli
Zbulohet vajza misterioze në krah të Ylli Limanit
vd
Vdes e reja nga Prishtina, vuante nga një sëmundje e rëndë