
Kryetari i Vushtrrisë, ka nxjerrë vendim për ngritjen e gatishmërisë emergjente, pas situatës së krijuar nga reshjet e shiut dhe vërshimeve.
“NGRITJA E GATISHMËRISË EMERGJENTE Për të përballuar situatën emergjente në të cilën ndodhemi, kam nxjerr vendim për: Ngritjen e Gatishmërisë Emergjente dhe vendim për formim të Shtabit për Gatishmërinë Emergjente”, ka shkruar ai.