10 LIVE

Konferenca për energjinë në Beograd pa Kosovën, reagon ambasadori norvegjez

Gazeta10
19 Nëntor 2022 - 23:26

Ambasaori i Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl, ka reaguar llidhur me mospjesëmarrjen e Kosovës në konferencën për energjinë në Beograd pasi nuk është ftuar, raporton Gazeta10

Ai ka thënë se Kosova është pjesë përbërse natyrore për zgjidhjet rajonale energjetike.

Tutje, ai ka thënë se duhet vlerësuar interesimi i madh në konferencën për energjinë e ripërtrishme në Beograd.

Më tej, ai ka thënë se Kosova mbetet partner i fortë i Norvegjisë lidhur me temën e energjisë.

Këtu keni statusin e plotë:

“Interesimi i madh në konferencën e kësaj jave për energjinë e ripërtrishme në Beograd vlerësohet shumë. Ndryshe nga komentet, Kosova mbetet një partner i fortë për Norvegjinë, duke përfshirë energjitë e ripërtrishme dhe për krijimin e një tranzicioni drejt një të ardhmeje më të mirë të përbashkët”, ka shkruar ai në Twitter.

“Kosova është pjesë përbërëse natyrore e çdo zgjidhjeje rajonale energjetike”, ka shkruar ai në një postim të dytë.  / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.