
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka nisur hetimet ndaj ambasadorit të Kosovës në Kroaci Martin Berishaj.
Lajmin për Gazeta10 e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës Laureta Ulaj.
“Ju njoftojmë se rasti për ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, është duke u hetuar nga Prokurori i Shtetit”, tha Ulaj.
Mediat sllovene kanë raportuar se Berisha dyshohet që i ka transferuar rreth 600 mijë euro kesh nga xhirollogaria e tij bankare në Mal të Zi për te politikani slloven, Golob./Gazeta10.