Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Konfiskohen mbi pesë kilogramë drogë në Prishtinë

Gazeta10
15 April 2023 - 10:56

Mbi pesë kilogramë drogë janë konfiskuar ditën e premte në Prishtinë.

Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se pas një pune hetimore ka kontrolluar një shtëpi dhe personin dyshues, ku edhe kanë gjetur substancat narkotike.

“Njësia policore anti-drogë (DHTN) pas një pune hetimore në koordinim me Prokurorin Themelore dhe me urdhër verbal të gjykatës kanë bërë kontrollin e shtëpisë dhe objekteve përcjellëse së të dyshuarit mashkull kosovar. Ku kanë gjetur dhe konfiskuar 8 paketime dhe 3 kavanoza qelqi të mbushura me substancë narkotike të llojit marihuanë me peshë rreth 5 kg e 306. 5 gram, dy peshore digjitale ku dyshohet se kanë shërbyer për matjen e substancave narkotike, një telefon celularë, një armë zjarri dhe dy fishekë të cal.8.57 mm”, thuhet në raport.

Policia bën të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.