Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Konflikti në Gaza, ambasadorja izraelite: Lufta jonë është kundër Hamasit, jo kundër popullit të Gazës

Gazeta10
09 September 2025 - 19:08

Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, e ftuar në emisionin “Gazeta” të Kanal10, mes tjerash foli edhe për konfliktin në Gaza.

Sipas Ziv, përmes formave të ndryshme po bëhen thirrje për largim të civilëve nga Rripi i Gazës, pasi lufta e tyre është kundër Hamasit e jo ndaj tyre.

Në mënyra të ndryshme, po përpiqemi t’i njoftojmë njerëzit se rekomandohet të marrin të dashurit dhe gjërat e tyre dhe të zhvendosen në pjesën jugore të Rripit të Gazës, ku ka një zonë humanitare – e pasur me ushqim, kujdes mjekësor dhe çdo gjë thelbësore që njerëzit kanë nevojë. Dhe jemi përpjekur t’i paralajmërojmë njerëzit edhe përmes telefonave. Po dërgohen fletushka nga aeroplanët që i thonë popullit të evakuohet sepse, siç them vazhdimisht, ne nuk duam që popullsia civile të vuajë. Lufta jonë është kundër Hamasit, organizatës së tyre, jo kundër popullit të Gazës“, deklaroi Ziv.

Ajo shtoi se prania e një organizate sikurse kjo e Hamasit kërcënon ekzistencën e Izraelit.

“Çfarë mund të them – 7 tetori, po afrohemi drejt dy viteve që nga sulmi terrorist i 7 tetorit nga Hamas, ku Hamas sulmoi kufijtë e Izraelit, vrau në një ditë 1,200 njerëz, përdhunoi një numër të madh viktimash, dogji njerëz të gjallë, dogji foshnja gjallë, dhe krijoi mizori që nuk i kemi parë që nga Lufta e Dytë Botërore.Që atëherë, ne po luftojmë kundër Hamasit sepse prania e tyre në kufijtë tanë është një kërcënim për ekzistencën e Izraelit. Pra, fatkeqësisht, jemi në këtë betejë tashmë për pothuajse dy vjet”, shtoi ajo.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.