Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Konjufca dhe Basha takohen në Këshillin e Evropes, Basha: Do ngrejmë zërin që edhe Kosova të jetë pjesë e saj

Gazeta10
23 Janar 2024 - 12:15

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe deputeti i parlamentit shqiptar, Lulzim Basha janë takuar këtë të martë në objektin e Këshillit të Evropes.

Kjo është bërë e ditur nga vet Basha i cili ka postuar fotografi ku shihen së bashku.

“Kënaqësi të takoja në KiE kryetarin e Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca. Bashkëpunimi dhe bashkërendimi mes shqiptarëve në këto kohë sfidash, është shumë i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Unë dhe PD do të jemi në krah të Kosovës dhe do të ngremë zërin në institucionet ndërkombëtare, që Kosova të bëhet sa më parë pjesë dhe të ndalet përpjekja e Serbisë për destabilizim”, ka shkruar ai në Facebook.

Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.